Zgjedhjet 2021, nis caktimi i zonave – Ministria e Brendshme: Listat e votuesve gati brenda 21 shtatorit, qendrat me 1 mijë zgjedhës

Shpërndaje

Brenda datës 21 shtator, të gjitha Bashkitë në vend do të kenë gati listat elektronike të votuesve për zgjedhjet paralmentare të vitit të ardhshëm, ndërkohë që qendrat e votimit do të numërojnë jo më shumë se 1 mijë zgjedhës. Përmes një udhëzimi të Miratuar nga Këshilli i Ministrave më datë 10 shtator, Ministri I Brendshëm Sandër Lleshaj u kërkon Bashkive që Brenda datës 21.9.2020, nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile (RKGJC) i vitit 2010, të gjenerohet ekstrakti elektronik i përbërësve zgjedhorë, në përbërje të të cilit janë të gjithë shtetasit me të drejtë vote, të lindur që nga data 25.4.2003.

Kryetarët e bashkive, të cilat përmbajnë votimi me më pak se 200 (dyqind) zgjedhës apo qendra votimi me më shumë se 1 000 (një mijë) zgjedhës, do të vendosin për bashkimin dhe/ose ndarjen e tyre, sipas kërkesave të kriterit numerik dhe do caktojnë vendndodhjen e saktë, si dhe adresën e plotë të qendrave të votimit.

Brenda datës 6.10.2020, zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative, printojnë ekstraktin e parë të përbërësve zgjedhorë të të gjithë zgjedhësve, sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial dhe pasi ky ekstrakt firmoset nga kryetari i bashkisë, publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun.

60 ditë nga publikimi i esktraktit, Bashkitë do të njoftojnë për arsyen e mospërfshirjes në listë për shtetasit me moshë mbi 100 vjeç, si dhe shtetasit që kanë mbushur moshën e së drejtës së votimit, por që këtë të drejtë e kanë humbur si pasojë e të qenit subjekt i ligjit, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”./Scan/

Shpërndaje