Zgjedhje të reja lokale?/ Seanca maratonë në Gjykatën Kushtetuese, qeveria ”mban shpresat” te afati i Ademit si kryetare e Shoqatës së Bashkive (Argumentet dhe pyetjet e gjyqtarëve)

Ka rinisur prej mesditës seanca në Gjykatën Kushtetuese, ku do të diskutohet në lidhje me kërkesën e Shoqatës së Bashkive, për të rrëzuar zgjedhjet lokale të 2019-tës, për shkak se opozita nuk mori pjesë në to, dhe u mbajtën pa një dekret të presidentit.

Në mbledhjen e cila pritet të zgjasë edhe në orët e pasdites së kësaj të mërkure, po japin argumentet e tyre pro dhe kundër kërkesës për zgjedhjet, përfaqësues të shoqatës së bashkive që drejtohet nga Voltana Ademi, dhe jurist është Jordan Daci, përfaqësuese nga qeveria, si dhe nga presidenca.

Pjesë e diskutimit është dhe legjitimiteti i Voltana Ademit, si drejtuese e shoqatës së bashkive, pas një mbledhje paralele të organizuar nga Pjerin Ndreu, ku ai u vendos kryetar i shoqatës.

Juristi Daci ka thënë se regjistrimi i partisë Bindja Demokratike në zgjedhjet lokale të 2019-tës ishte në shkelje të Kushtetutës,dhe në kapërcim të afateve ligjore, ndërkohë që sipas tij KQZ ka marrë kompetencat e gjykatës kushtetuese, duke u shprehur mbi këtë  çështje.

“Kjo shoqatë mbron interesat e pushtetit vendor, ka të gjithë të drejtën si subjekt, si zë juridik për pushtetin vendor. Është një ndër rastet më të dallueshme për t’u gjykuar nga Kushtetuesja. Çdo shqiptar duhet të marrë një përgjigje për një çështje të një natyre të tillë, duhet të ketë një sqarim për këtë situatë të paqartë që është krijuar.

Së pari organizimi i zgjedhjeve nuk mund të bëhet nga një dekret presidencial, pushteti i presidentit nuk mund të zëvendësohet nga asnjë akt tjetër. Me çfarë të drejte KQZ vlerëson një akt të nxjerrë nga presidenti, dhe e shpall atë të pavlefshëm? Kolegji Zgjedhor nuk është shprehur për dekretin e presidentit, por për një çështje krejt tjetër. Shqyrtimi nga një organ tjetër nuk i heq legjitimitetin Kushtetuses që të shprehet mbi këtë çështje”, është shprehur Daci, ndërsa më pas është ndalur dhe te regjistrimi i Bindjes Demokratike, që drejtohet nga ish-demokrati Astrit Patozi.

“Resgjistrimi në Gjykatë i Bindjes Demokratike është bërë përtej afateve ligjore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me të njëjtën logjikë, është shprehur ndryshe për një parti tjetër që kërkonte të merrte pjesë në zgjedhje. Kolegji Zgjedhor është një gjykatë ad hoc, kur nuk ka zgjedhje nuk ka as kolegj, dhe nuk mund të ketë zgjedhje pa një dekret të presidentit.

Kjo parti ka marrë pjesë në zgjedhje dhe pse nuk ishte parti. Të njëjtën gjë ka thënë edhe raporti i OHDIR që në zgjedhje ka marrë pjese një parti qënuk egzistonte. KQZ ka mbajtur anë në trajtimin e këtij procesi. KQZ nuk mund të jetë avokati i njërës apo tjetrës palë. Dekreti i presidentit losjye si qëllim dhe interes që të gjitha palët të merrnin pjesë në zgjedhje”, ka thënë Daci.

Ndërkohë që relatorja e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, Fjona Papajorgji, e ka pyetur Dacin nëse mandati i Ademit në krye të shoqatës së bashkive është me një afat të caktuar kohor.

Sipas Dacit, Ademi është zgjedhur në bazë të procedurave të rregullta ligjore, dhe mandati i saj nuk ka pasur një kufizim kohor, ndërsa anëtarët e tjerë të shoqatës po.

“Nuk ka afate, dhe zonja Ademi që unë përfaqësoj është zgjedhur në mënyrën më korrekte. Ne jemi këtu për një vendim të KQZ-së që ka marrë kompetencën tuaj”, ka deklaruar Daci gjatë seancës.

Ndërkohë që gjyqtarja Xhaferllari ka pyetur Dacin nëse Ademi ka shkuar në mënyrë individuale në Gjykatë, apo si përfaqësuese e një shoqate, mandati i të cilës hap diskutim.

“I vetmi akt i ligjshëm është ai i dekretit të presidentit, i gjithë procesi është krijuar pa një akt ligjotr. Vendimi i KQZ është antikushtetes, pasi ka marrë kompetencat e presidentit”, ka pretenduar sërish Daci.

“Kushtetuta e ka ndarë pushtetin vendor nga çdo autoritet publik. Gjthmonë do të ketë mospërputhje interesash me institucionet e Kuvendit me pushtetin vendor. Duhet ti nënshtrohet vetëm, me kufizime kushtetuese”, ka thënë më tej përfaqësuesi ligjor i Ademit. Gjyqtarja Xhaferllari e ka pyetur më tej Dacin, në lidhje me interesin publik të kësaj çështje.

“Është një çështje me interes duhet të sqarojmë pozicionin e çdo institucioni në lidhje me dekretin e presidentit. Në rastin konkret cënohet parimi i sigurisë juridike, keni të drejtën që të mbroni interesin publik, është një situatë kushtetuese që duhet të marrë zgjidhje, dhe të disiplinojë çdo organ tjetër për këtë çështje, pasi ka përplasje mes institucioneve”, ka thënë Daci.

Nga ana tjetër gjyqtari Altin Binaj, e pyeti Dacin në lidhje me faktin nëse shoqata që drejtohet nga Ademi është apo jo funksionale. Sipas Dacit nuk ka pasur anëtarësime të reja në shoqatë pasi nuk ka pasur kërkesa, ndërsa gjithmonë sipas pretendimeve të juristit, shoqata është ende funksionale.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha e ka pyetur Dacin, mbi pretendimin për cënimin e barazisë së pushteteve, dhe e ka ftuar të japë argumentat për këtyë çështje.

“Praktikisht KQZ duke marrë kompetencën e presidentit ka sjellë antikushtetshmërinë e të gjithë procesit, ka ndërhyrë në sferën e një organi tjetër, që në këtë rast është Gjykata Kushtetuese“, ka thënë Daci.

Pjesë e debatit në këtë moment është bërë dhe përfaqësuesja e qeverisë Edlira Kokona, e cila thotë se shoqata që drejtohet nga Ademi nuk është funksionale pas vitit 2019. Sipas saj shoqata nuk ka aktivitet politik, dhe ka pyetur nëse ky proces ëhstë në kushtet e mbrojtjes së të drejtës me natyrë politike.

“Dokumentat qe na u vunë në dispozicion për statutin dhe vendimin e gjykatës, është vërtetim i 2019. Në ëeb e shoqatës, nuk ka një akt tjeterr që ti referohet pas 2019, jetën e brendshme të shoqatës. Shoqata ska asnjë aktivitet politik. A jemi në kushtet e mbrojtjes së të drejtës me natyrë politike?”, ka pyetur Kokona.

Ndërkohë që sipas Dacit shoqata që drejtohet nga Ademi, është një nga më të financuarat nga BE.  Kokona ka vijuar me pyetjet e saj, nëse Ademi mbështetet apo jo nga anëtarët e tjerë të shoqatës, ndërsa Daci tha se të gjitha këto përgjigje ja kanë dorëzuar gjykatës kushtetuese, dhe nuk ishte e nevojshme që të përsëriteshin nga e para.

I pranishëm në seancë ka qenë dhe përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, i cili ka kërkuar që të dijë nga Daci, se cilin nen pretendohet se ka shkelur kjo forcë politike.

Përgjigja  e Dacit ishte disi shteruese: Bindja Demokratike nuk ka shkelur një nen, por të gjithë kushtetutën.

Ndërkohë që në seancë ka qenë i pranishëm dhe përfaqësuesi i presidentit Meta, Bledar Dervishaj, i cili tha se kreu i shtetit mbështet kërkesën e bërë nga shoqata e bashkive, për të shpallur të paligjshme zgjedhjet e 2019-tës.

“Presidenti e mbështet kërkimin e shoqatës së bashkive dhe kërkon pranimin  e saj. Objekti i shqyrtimit në GJK nuk është dekreti i Presidentit, por antikushteteushmëria e procesit në 30 qershor dhe antikushtetuëshmëria e organeve të zgjedhura në 30 qershor.

Përmes mjeteve dhe instrumenteve politikë, këto palë të koordninuara pa mbështetje kushteteuse realuizuan një proces votimesh në 30 qershor e cila nuk ekzistonte dhe u zhvillua një process pa garë. Kushtetuta ka vendosur që Presidenti të jetë ai që cakton datën e zgjedhjeve. Duke anashkaluar dekretet e Presidentit vijuan nje process që nuk ka asnjë lidhje me ligjshmërinë.

Thelbi i shqyrtimit është a ishin zgjedhjet të lira, të ndershme dhe a përfaqësojnë vërtët vullnetin e popullit. Dekretet janë publike dhe i kemi paraqitur edhe para gjykatës. Ne zbatim të dispozitave kushtetuese presidenti caktoj 30 qeshorin si datë të zgjedhjeve në një klimë të qetë politike, me komplikimin e situatës, lënien e mandateve dhe mos praninimin e opozitës për t’u futur në zgjedhje gjë që ndikoi në vendimin e presidentit për të shtyrë datën e zgjedhjeve. Sipas jurisprudencës Presidenti mbykqyr proceset, dhe kur konstaton se po shkelen rregullat ndërhyn për të normalizuar situatën.

As KQZ dhe asnjë organ tjetër nuk ka të drejtë të shprehet mbi një vendim të presidentit. Nuk është shprehur për një gjë të tillë, KQZ e ka cilësuar dekretin sipas pikpamjes së sajësepse nuk ka kopetence të shprehet. Dekreti nuk ka rënë, nuk e preku askush, dekreti është në fuqi edhe sot“, ka thënë Dervishaj.

Mesditën e sotme Gjykata Kushtetuese mori një vendim të ndërmjetëm, ku rrëzoi kërkesën e qeverisë për pushimin e çështjes, ndërkohë që tashmë palët vijojnë të paraqesin argumentet e tyre.

GJK i la një orë kohë përfaësues së qeverisë për t’u njohur me dokumentet, ndërsa nuk pranoi kërkesën e shoqatës së Bashkive që drejtohet nga Pjerin Ndreu për të qenë pjesë e procesit si palë e interesuar.

Vendimi për zgjedhjet lokale, është një nga më të vështirët që ka në dorë gjykata kushtetuese, që pas ribërjes së saj funksionale, me anëtarë që e kanë kaluar procesin e Vettingut, dhe konsiderohen legjitimë në dhënien e vendimeve të një rëndësie të këtillë.

Që pas zgjedhjeve të 30 Qershorit të 2019-tës, të gjitha bashkitë e vendit, me përjashtim të Shkodrës drejtohen nga përfaqësues të Partisë Socialiste, një pjesë e të cilëve kanë rënë për shkak të ligjit të dekriminalizimit, dhe pushteti mbahet nga zëvendësit e tyre, siç është rasti i Vorës apo i Mallakastrës.

Ndërkohë Shkodra, e drejtuar nga Voltana Ademi, është një rast i paprecedentë, për shkak se Valdrin Pjetri, nuk e kishte bërë ende betimin si kryebashkiak në momentin kur u dorëhoq nga mandati, për shkak të dekriminalizimit, ku kishte fshehur një dënim jashtë vendit.

Dhe për këtë shkak Ademi mbetet e vetmja kryebashiake demokrate në vend, që duket se tashmë i ka hyrë një beteje të madhe ligjore, në përpjekje për të rikthyer balancën mes pushteteve në Shqipëri.

(E.K/Faxweb.al)