I ftuar në “Provokacija”, gazetari Artan Hoxha foli mes të tjerash për natyrën e krimit të organizuar shqiptar.
Gazetari tha se në në Shqipëri nuk ka familje mafioze dhe as kartele. Sipas tij kjo i dmëton për të mos u bërë të mëdhenj, por nga ana tjetër kjo i ndihmon të jenë të suksesshëm.
Në Shqipëri nuk kemi familje mafioze, kemi nuanca. Kemi nuanca të karteleve, por nuk kemi kartele, sepse kriminaliteti shqiptar ka një veçanti, kjo e njëkohësisht e dëmton për tu bërë i madh, por e ndihmon për të qenë i suksesshëm.
Kriminaliteti shqiptar ka një organizim horizontal. Ndërkohë familjet mafioze kanë organizim vertikal. Grupet mafioze shqiptare nuk funksionojnë kështu. Nëse në Itali policia shkatërron një grup shqiptarësh prej 20 vetash, nuk është se e shpërbën. Pas një muaji aty vjen një grup tjetër. Kriminaliteti shqiptar nuk goditet si Cosa Nostra, sepse nuk ka kokë. Fieri ka grupet e veta, Shkodra të vetat, Tirana të vetat.
Vitet e fundit është vënë re se ndryshe nga më përpara, grupet kanë filluar të ndërveprojnë me njëri tjetrin”, tha ai.
Ndërsa më tej gazetari ka zbuluar edhe faktin se përse shqiptarët tërheqin vëmendje. Kjo për faktin se janë shumë të ashpër. Sipas tij mes marrëveshjes dhe plumbit, shqiptarët zgjedhin këtë të fundit.
“Grupet shqiptare kanë tërhequr vëmendjen se janë shumë të ashpër. Grupet shqiptare njihen në të gjithë botën se nëse do duhet të zgjedhin mes një marrëveshje dhe plumbit, zgjedhin plumbin.
Para se të ndodhte ajo e Lazaratin kishte shumë njerëz që kishin qejf kur u dilte emri në media se e quanin si marketing, sot është e kundërta. Sot nuk duan, se e dinë që nëse të del emri në media është e vështirë për të punuar.
Shqiptarët nuk kanë një limit, nuk ngopen kurrë që të dalin te parët, nuk kanë një limit. Dhe elementi tjetër është se ne i kemi mosha të reja,a ata fillojnë blejnë makina, zënë të dashura personazhe të njohur. Janë vrarë shqiptarë në Ekuador, ne jemi shumë të ashpër dhe kjo do të thotë se jemi akoma na faza primitive të krimit. Një vrasje ekspozon mediat. Presioni që kam unë dhe të gjitha mediat, është që mos na përmendni, mos na bini në qafë.
Para se të ndodhte ajo e Lazaratin kishte shumë njerëz që kishin qejf kur u dilte emri në media se e quanin si marketing, sot është e kundërta. Sot nuk duan, se e dinë që nëse të del emri në media është e vështirë për të punuar.
Shqiptarët nuk kanë një limit, nuk ngopen kurrë që të dalin te parët, nuk kanë një limit. Dhe elementi tjetër është se ne i kemi mosha të reja,a ata fillojnë blejnë makina, zënë të dashura personazhe të njohur”, tha Hoxha. /abcnews.al