Zgjatja e orarit të lëvizjes/ Veliu porosit vartësit e tij: Numri i masave ndëshkuese duhet të jenë në rritje

Shpërndaje

Nisur nga rasti i Vlorës, ku shefi i qarkullimit rrugor ka shkelur masat e marra duke luajtur futboll në kohë karantine, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu u ka nisur një mesazh drejtuesve të policisë në qarqe dhe shefave të komisariatit duke i ngarkuar ata me pergjegjësi që të monitorojnë zbatimin e masave jo vetëm të qytetarëve por edhe të vartësve të tyre.

Veliu ka kërkuar që gjatë të dielës punonjësit e policisë të ndahen në patrulla këmbësore së bashku me punonjësit e forcave të ndërhyrjes së shpejtë, të mos lejojnë grumbullime apo thyerje karantine nga qytetarët, përcjell Report TV.

Duke qenë se nga e hëna pritet që të ketë lehtësim të masave, Veliu porosit që të ketë një impenjim më të madh të punonjësve të policisë të çfarëdo shërbimi, qoftë në mënyrë të pandërprerë të ushtrojë kontroll nëse qytetarët janë të pajisur ose jo me autorizimin përkatës të lëvizjes.

Numri i masave ndëshkuese duhet të jenë në rritje, pasi ka një numër të lartë qytetarësh që dalin pa autorizim.

Edhe mjetet që janë në lëvizje duhet të ndalohen pa perjashtim për të verifikuar nëse janë te pajisur me autorizim.

Në porosinë për vartësit e tij, Veliu kërkon që policia të këtë në ambjente publike, parqe, lulishte apo bulevarde ku edhe në fashat e lejuara të daljes të mos ketë grumbullime.

Shpërndaje