Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet…

Shpërndaje

Duke marrë shkas nga aksidenti tragjik i ndodhur pak ditë më parë tek rreth rrotullimi i TEG, ku një 20 vjeçar po lëvizte me shpejtësi skëterrë e për pasojë humbi jetën së bashku me 2 vajzat pasagjere, nevojat e ndryshimit Kodit Rrugor u bënë emergjente.

Dje, edhe me votat e opozitës, (102 vota) u miratuan në Kuvend disa ndryshime të rëndësishme, qëllimi i së cilës është të ndikojë në uljen e numrit të aksidenteve rrugore.

Më konkretisht, për 2 vitet e para nga pajisja me patentë, shoferëve u ndalohen mjete me fuqi të lartë motorike. Gjithashtu, një nga ndryshimet më të rëndësishme të Kodit Rrugor, është ai për zgjatjen e vlefshmërisë së patentave deri në 15 vite. Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar disa nga ndryshimet që kanë marrë ditën e jeshile.

Ndryshimet e miratuara

-Mbajtësit e lejeve të drejtimit të kategorisë B, në 2 vitet e para të lëshimit, nuk u lejohet të drejtojnë mjete motorike me fuqi specifik, referuar masësh bosh të mjetit, më të madhe se 55Kw/ton! Për makinat hibrike elektrike ose plug-in, kufiri specifik i fuqisë është 65 ton Kw/ton, duke përfshirë peshën e baterisë.  

-Qytetarëve të cilëve iu është anuluar leja e drejtimit shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit, mund të rimarrin lejen e drejtimit shqiptare pa testim, drejtpërdrejtë dhe nëse leja e drejtimit e huaj ka skaduar, pasi e dorëzojë atë dhe heqin dorë vullnetarisht prej saj.

-Zgjatja e se drejtës për ushtrimin e profesionit të instruktorit të autoshkollës deri në 70-vjeç, nga 65-vjeç që është aktualisht.

Rinovimi i lejedrejtimit të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE

Ishte
Çdo 10 vite deri 50 vjeç
Në çdo 5 vite, mbi 50 vjeç
Çdo 3 vite mbi 70 vjeçBëhet
Çdo 15 vite deri 70 vjeç
Mbi 70 vjeç konfirmimi i vlefshmërisë bëhet pas dorëzimit të certifikatës mjekësore

C1, C1E, C, CE

Ishte
Çdo 5 vite deri në 65 vjeç
Çdo 2 vite, mbi 65-vjeç

Bëhet
Çdo 5 vite, deri 70-vjeç (për personat mbi 65-vjeç vetëm për mjetet deri në 20 ton)

D1, D1E, D dhe DE

Ishte
Çdo 5 vite deri në 65 vjeç
Çdo 3 vite mbi 65-vjeç
Bëhet
Çdo 5 vite deri në 70-vjeç, për personat mbi 65 vjeç lëshohet vetë, për drejtimin e mjeteve të kategorisë B dhe BE për taksi dhe transport udhëtarësh me mjet 8+1

Shpërndaje