Zgjatet sezoni i provimeve për Universitetet, gjimnazet mësim online…

Shpërndaje

Komiteti Teknik i Ekspertëve, i mbledhur mesditën e sotme vendosën masat e reja në lidhje me përballimin e pandemisë së koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu  tha se sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, do të zgjatet për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe atyre në auditor për ato lëndë të cilat kërkojnë prezencë të studentëve.

“ Sezoni i provimeve për universitetet rekomandohet të zgjatet për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe atyre në auditor për lëndët që kërkojnë prezencën sipas vlerësimit të bërë sipas Ministria e Arsimit Sporteve dhe Rinisë duke zbatuar rreptësisht protokollet anti-Covid”

Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja ministria tha se gjimnazistët do të vazhdojnë mësimin online.

“Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt”

Shpërndaje