Zëri i Qytetarëve, Prioritet i PD – Ted Kopliku me banorët pranë stadiumit…

Shpërndaje

Gjatë një takimi me banorët pranë stadiumit, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ted Kopliku, diskutoi çështje thelbësore që prekin jetën e përditshme të qytetarëve. Ai u ndal te problematikat në arsimin 9-vjeçar, nevoja për depolitizimin e tij, shqetësimet për shkatërrimin e banesave në zonë dhe angazhimin e PD-së për dëmshpërblim të drejtë sipas çmimit të tregut. U fol gjithashtu për taksimin e padrejtë të dyfishtë dhe kufizimet e fjalës së lirë, duke theksuar se zëri i qytetarëve nuk duhet të heshtet kurrë.

Postimi i kandidatit Kopliku:

Takim me banorët pranë stadiumit. U fol për:

  • Problematikat e arsimit 9-vjeçar dhe depolitizimi i arsimit në tërësi
  • Rreziku i shkatërrimit të banesave pranë stadiumit dhe plani i PD për dëmshpërblimin me çmimin e tregut
  • Taksimi i dyfishtë
  • Mohimi i fjalës së lirë
Shpërndaje