
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Matilda Matija, zhvilloi një takim të rëndësishëm me banorët e Bardhajve, ku dëgjoi nga afër shqetësimet dhe realitetin e vështirë që ata përballojnë çdo ditë.
Postimi i kandidates Matija:
Takimi i djeshëm në Bardhaj ishte dëshmi e një realiteti që nuk mund të neglizhohet më.
Banorët e kësaj zone jetojnë çdo ditë me mungesën e gjërave më bazike: rrugë të shkatërruara, mungesë energjie elektrike dhe mungesë përkujdesjeje nga pushteti lokal dhe qendror.
Indinjata e tyre është mëse e justifikuar – janë njerëz që punojnë, kontribuojnë, por ndihen të harruar.
Ky është një realitet që duhet dhe do të ndryshojë.
Zëri i tyre do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë – zë i fuqishëm, i drejtë dhe i përkushtuar.
