Zelensky dekoron Ramën, i jep urdhërin më të lartë të Ukrainës për “kontribut personal”: Faleminderit për mbështetjen!…

Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski e dekoroi shefin e qeverisë shqiptare me urdherin me te larte te Ukraines.

Edi Rama është vlerësuar, sipas njoftimit të presidentit, “Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë”.

Kjo është dekorata më e lartë që jep Ukraina dhe dhe pjesë e çmimeve shtetërore të të kësaj kategorie, vec Ramës, janë edhe Princi i Kurorës i Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Sánchez Kryeministri i Spanjës.
Shqipëria ka qenë një aleate e palëkundur e Ukrainës qysh nga nisja e agresionit rus.

Momenti më kulminant i kësaj përkrahjeje ishte mbledhja e Këshillit të Sigurimit në OKB, të cilën e drejtonte vetë Edi Rama, dhe ku ishte ftuar për të folë presidenti Zelensky.

Përplasjet e Edi Ramës me ambasadorin rus në këtë tavolinë të madhe botërore bënë xhiron e botës.

Shqipëria do të hapë këtë vit për herë të parë një ambasadë në Ukrainë si sinjal i dëshirës për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe politik.

Shpërndaje