Zef Shtjefni deklaron votën kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Shkodra lau me gjak demokracinë, s’ka si lan me vdekje edhe pandeminë!

Shpërndaje

Deputeti Zef Shtjefni ka deklaruar votën e parë kundër ndryshimeve në Kodin Penal për dënime në rastin e thyerjes së karantinës apo transmetimin e pandemisë.

Ai po ashtu nga kjo sallë i bëri thirrje qeverisë të bëjë kujdes me Shkodrën.

Deputeti tha se Shkodra e ka larë me gjak demokracinë dhe s’ka se sit ë lajë me vdekje edhe pandeminë.

“Shteti të bashkëpunojë me qeverisjen lokale në Shkodër, masat e marra tani sic ishte mbyllja e tregjeve, duhet të ishte marrë që në fillim. Ndja ju them me Shkodrën të keni kujdes! E ka larë me gjak demokracinë Shkodra, s’ka si e lan me vdekje edhe pandeminë, ndaj të keni kujdes. Ndryshimet në Kod nuk do i votoj sot”,- tha ai./balkanweb/

Shpërndaje