Zef Hila në Melgushë, garanton banorët për zhvillimin e duhur të zonës…

Shpërndaje

“Sot isha i pranishem në një takim mes miqsh ne Fshatin Melgushë, Vau Dejes.

Ishte kënaqesi për mua të isha mes banorëve, me të cilët diskutuam së bashku problemet kryesore që i shqetësojnë si edhe nevojat që kane. Ekonomia e tyre, është e bazuar kryesisht tek bujqësia dhe ajo që i shqetëson më shumë janë mbështetjet apo subvencionet, per aktivitetet e tyre.

Gjithashtu ndamë së bashku projektet tona, për ti dhënë zhvillimin e duhur kësaj zone, e cila nuk mori asgjë nga qeveria në ikje, duke lënë në harresë gjithë banorët e saj.

Shpreha garancinë se mbështetja ndaj tyre do të jetë prioritare dhe e vazhdueshme për një Melgushë:

Me infrastrukturë në standartet e duhura;

Me arsim cilësor për fëmijët e tyre;

Me shërbim shëndetësor me cilësi dhe vazhdimisht pranë banorëve të saj;

Me fermerë të cilët do të mbështeten me subvencione konkrete dhe te prekshme, për të vazhduar aktivitetin e tyre bujqësor, e duke u ndihmuar për shitjen e produkteve të tyre;

Me të rinj që do punësohen në vendin e tyre pa qenë nevoja të marrin rrugët e botës për një jetë më të mirë.

Zotohem para jush se premtimet e dhëna do të realizohen brenda periudhës së parë të mandatit te ardhshëm qeverisës me Lulzim Bashën Kryeministër”, shprehet Zef Hila.

May be an image of 4 njerëz, people standing dhe E brendshme
May be an image of 6 njerëz, people sitting, people standing dhe E brendshme
Shpërndaje