Zbulohet pasuria apo modestia e Dumanit?…

Shpërndaje

“Zbulohet pasuria e Dumanit”, është një titull që gëlon prej gati 24 orësh në portale lajmesh, referuar faktit që një gazetar bën me dije se ç’lloj banese dhe ku, posedon kreu i ri i SPAK-ut. Por titulli ka një problem që nuk është thjesht spekullim; është e metë gazetareske.

Këtij lloj titulli – “Zbulohet pasuria e Dumanit” – duhet t’i përgjigjej si logjikë renditja e vërtet pasurive të tij, pasi është titull konotativ, siç dhe fjala “pasuri” në këtë rast.

Por është e kundërta; është pohuar se ai posedon një banesë të thjeshtë dhe të gjendur në periferi të kryeqytetit. Kjo do të thotë se nuk jeton me pasuri por me modesti. Pra, as me varfëri.

Ndaj, titulli duhej të kishte fjalën “modesti” e jo “pasuri”. Fjala vjen: “Jeta modeste e kreut të ri të SPAK”, pa ndajfoljen “zbulim”, pasi gazetari ka pohuar diçka që dihej – është thënë si detaj në vettingun ndaj Dumanit, fakti që posedonte një banesë modeste prej gati 25 vitesh – e nuk ka zbuluar asgjë. /tesheshi.com/

Shpërndaje