Kategoria Superiore do të zhvillojë javën e saj të 21-të në fundjavë në dy ditë, të shtunën dhe të dielën e 19 dhe 20 shkurtit.
Kjo javë do të ngrejë siparin ditën e shtunë në orën 13:45, në stadiumin “Arena Egnatia” me ndeshjen Egnatia-Skënderbeu.
Më pas në orën 16:45 do të luhet në stadiumin “AIR Albania” supersfida Partizani-Vllaznia.
Ditën e diele do të luhen tre duele.
Në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës do të zhvillohet ndeshja Kastrioti-Tirana.
Në po të njëjtin orar do të luhet super përballja Laçi-Kukësi në stadiumin e qytetit të Laçit.
Javën e 21-të e ul siparin ndeshja Teuta-Dinamo në stadiumin “Elbasan Arena”.