Zbardhet ngjarja e rëndë, ku humbën jetën dy vëllezër në tregun e makinave në Durrës…

Shpërndaje

Drejtori i Policisë Ardi Veliu në një komunikim me mediat bëri të ditur zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Durrës ku, në tregun e makinave të qytetit, humbën jetën dy vëllezërit Haxhija.

“Policia Durrës, RENEA, FNSH dhe drejtoria vendore Tiranë në bazë të provave u bë zbulimi, identifikimi dhe kapja e autoreve, A.M, 33 vjec dhe K.A, 22 vjec banues në Durrës”.

Në vijim të veprimeve, në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, nga Forcat Speciale “Renea” u bë e mundur gjetja e ar mëve të zjarrit të përdorura për të kryer kri min, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga këta shtetas.

Falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor u bë e mundur edhe zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 02.03.2020, në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja”, Durrës, ku mbetën të vra rë me ar më zjarri shtetasit D. Sh., 35 vjeç dhe A. A., 24 vjeç, ngjarje për të cilën dyshohet se autorë janë dy shtetasit e arrestuar.

Po nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së kri mit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kri minal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 ar më zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.

Shpërndaje