Zbardhet ngjarja e një dite më parë në Shkodër ku pati të shtëna me armë…

Shpërndaje

Zbardhet perplasja me arme e ndodhur ne qytetin e Shkodres nje dite me pare. Te dhenat nga Policia e Shkodres bejne me dije se ngjarja nuk ka qene nje konflik i castit por dy te rinjte te cilet jane shpallur ne kerkim nga policia i kane ngritur prite 32 vjecarit Taulant Ahmeti.

Burimet flasin per nje tentative te mirefillte vrasje ndaj shtetasit Taulant Ahmeti pasi ketij te fundit i eshte bere prite dhe sapo ka zbritur nga automjeti ne drejtim te tij i armatosur ka shkuar shtetasi Gledis Ustabeqiri 23 vjeç i shoqeruar nga Hygert Muçaj 32 vjeç. Taulant Ahmeti ka pare veten te zene ne kurth dhe ka zbritur nga automjeti , atehere Gledis Ustabeqiri i ka drejtuar armen. Ne keto momente ka nderhyre dhe Hygert Muçaj i cili ka qelluar me shufer hekuri ne koke Taulant Ahmetin duke i shkaktuar demtime te renda. Agresoret pasi kane pare qe Ahmeti nuk po largohet madje i eshte pergjigjur me konfrontim fizik edhe pasi ka pare armen , Ustbeqiri ka gjuajtur tre here por fatmiresisht plumbi nuk e ka kapur dhe me pas jane larguar me mjetin e tyre Benz fouristrad ML me targa AA 250 VH .

Policia pas identifikimit akoma eshte ne kerkim te tyre ndersa ne polici ka mberritur vetem Taulant Ahmeti i cili ka sqaruar sulmin ndaj tij dhe eshte lene i lire. Ai ka refuzuar te flase per shkaqet qe çuan dy te rinjte te tentonin ta vrisnin madje ne polici ka thene se nuk ka arritur te identifikoje personat qe e kane qelluar pasi kane patur kapele dhe syze.

Ngjarja e regjistruar nje dite me pare ne qender te Shkodres, pason te te pak diteve me pare ne rrugen kole Idromeno, ku armet jane kthyer ne mode ne Shkoder, nderkohe qe pasiguria sa vjen dhe rritet.

Shpërndaje