Zbardhet dinamika: Vincens Piroli u qëllua me silenciator, po ecte në këmbë në Urën e Bunës (Telefonata me familjen)

Shpërndaje

Detaje të reja janë mësuar mbrëmjen e sotme sa i takon atentatit të mbrëmjes së sotme, ku mbeti i plagosur 34-vjeçari Vincens Piroli, nga Kurbini.

Vincens Piroli ka qenë duke ecur në këmbë në Urën e Bunës kur është qëlluar me pistoletë me silenciator.

Ai ka marrë plumba afër stomakut, ndërkohë mësohet se ai ka telefonuar familjen për t’i thënë të kenë kujdes.

Mbrëmjen e sotme është plagosur 34-vjeçari Vincens Piroli, një person me precedent penal, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Mali i Zi, pasi dyshohet se ka ekzekutuar me armë zjarri një shtetas në vendin fqinj me 4 korrik 2021.

Vincens Piroli ka vepruar si vrasës me pagesë i ‘punësuar’ nga të afërm të 53-vjeçarit Beqë Likaj, i vrarë në vitin 2017 nga Savo Gjurishiç, djali i 68-vjeçarit Momçillo Gjurishiç që u vra në korrik nga Vincens Piroli.

Mësohet se Piroli ka hyrë ilegalisht në Mal të Zi për të kryer vrasjen. Ai është ndihmuar në krim nga shtetasi Dorian Lala.

34-vjeçari nga Kurbini fillimisht është dërguar mbrëmjen e sotme në spitalin e Lezhës, por nga aty është nisur menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rënduar.

Shpërndaje