Zan Rragami – Eleganca e futbollit shkodran…

Shpërndaje

Nga Adriatik Riza Dosti

Personalitet i pa diskutueshem i historise se futbollit shqiptar…si lojtar e si trajner…fitues e simbol…ikone, mit , legjende dhe i jashtezakonshem e i pa perseritshem mbetet per Shkodren e per mbare Shqiperine i madhi Ramazan Rragami…

Elegant e i pashem , plot finese e autoritet…kishe qejf ta shihje ne fushen e lojes …pozicional, i disiplinuar taktikisht….korrekt, altruist e kavalier sa me s’ka…fisnik e i persosur ne lojen e tij si ne toke po aq edhe ne ajer…nje senator e kalores i vertete futbolli aq sa ngahera them me vete …lum ne qe patem fatin e madh ta shihnim ne fushen e lojes e po lum si une qe e kam mik te cmuar e te hershem tash sa vjet njeriun e mrekullueshem e sportistin gjigand Zan Rragamin !

Zan Rragami si lojtar….

Lindi ne Shkoder me 3 prill te 1944 dhe fillimet futbollistike i ka ne qytetin e tij te zemres qysh heret ne vitet 60 nen vezhgimin e specialistit te njohur aso kohe Xh.Juka …per te ardhur me pas menjehere ne ekpin e pare te Vllaznise qysh ne moshen 17-18 vjecare… 1962-64 fale talentit te tj te pa diskutueshem…

Prej 1965-67 do ta rrembeje Partizani per te kryer sherbimin e detyrueshem ushtarak ku luan krahas Panos se madh e Mexhit Haxhiut, Karriqit, Jankut, Vasos, Shllakut , Jasharit etj ..e ku do te fitoje nje kupe te Shqiperise ne 1966 ne ato dy finale te pa harruara pikerisht perballe Vllaznise se tij 2-1 dhe 4-3 !

Sikurse do te shpallet kampion i Ballkanit po me Partizanin [ edhe pse eshte de facto e de jure lojtar i Vllaznise]… ne 70/71 pas dy finaleve dramatike me bullgaret e Beroe te Stara Zagores 1-0 dhe 1-3…

Sikurse do te luaje ”akoma” po per Partizanin qe e merrte per perforcim pothuajse ne te gjitha ndeshjet e tij nderkombetare qysh prej 67-71…ndaj dhe eshte ne formacionin e tij ne kupat e europes ne 1968 kunder Torinos [1-0 dhe 1-3]…kunder suedezeve te Advidabergut ne edicionin 70 -71 [1-1 dhe 2-0 ku Partizani kalon turin e pare te kupes se kupave Q.R ] e ne turin e dyte kunder Vaker Tirol Insbruk te Austrise ne ato dy ndeshje te pa harruara 2-3 dhe 1-2…

Dhe Partizani i atyre viteve do te kishte nje treshe klasike shkodrane ne fushe vertet te admirueshme Shllaku- Bizi-Rragami kjo edhe fale nje tjeter krye-shkodrani qe ishte ne pankine …Loro Boricit te madh por edhe te trajnereve Resmja e K.Kraja qe i kishin fort per zemer lojtaret shkodrane…

E qe prej mbarimit te ushtrise e ikjes prej Partizanit per gati nje dekade ne vijim Rragami do te luaje zyrtarisht per Vllaznine e tij te zemres…ku pas 1971 kur behen te kater bashke ne nje ekip P.Ndoja, R.Rragami, Bizi e Zhega skuadra e tyre do te jete sa e frikeshme po aq edhe e pa permbajteshme rrezultative dhe spektakolare…e luan nje futboll te tille qe te imponon ta admirosh se s’ben…

Dhe pas 26 vjetesh pritje vjen ne Shkoder serisht Titulli Kampion …e kjo ndodh me 1972 …e po ate vit Vllaznia e tij do te fitoje edhe Kupen e Shqiperise ku vete Rragami do te hyje ne historine e futbollit shqiptar pas atyre dy finaleve dramatike me Besen e Kavajes 0-2 dhe 2-0 e me pas 5-3 me penallti per shkodranet ku Zani do te shenoje nga pika e bardhe dy here gjate lojes se rregullt e 5 here per te percaktuar fituesin e trofeut duke i realizuar me sukses te plote te 7 penalltite e gjuajtura prej tij…rast ky vertet unikal sidomos per ate periudhe !

Dy vjet me pas serisht Kampion me Vllaznine me 1974…e cuditerisht …per tekat, trillet, banalitetin e injorancen politike te asaj kohe asnje ndeshje nderkombetare e asnje lloj pjesmarrje te Vllaznise ne kupat europiane…duke djegur kesisoj pa drejtesisht nje brez te shkelqyer futbollistesh …

Shorti e ve perballe Rapidit te Vjenes por urdheri eshte qe te mos luajme…

Aresyeja?

Denimi qe ju be klubeve sportive shkodrane ne 1971 per te mos mare pjese ne asnje aktivitet nderkombetar pas nje urdheri skandaloz firmosur prej Adil Carcanit si pasoje e ”nje turneu te turpshem” sic u quajt ne ate kohe ai i volejbollisteve te Vllaznise te cilet ne Kosove kishin marre e pranuar dhurata te shumta prej vellezerve te tyre kosovare c’ka ishte e pa lejueshme…e kishin blere edhe ca televizore prej aty [?????]…

Bashkelojtaret e tij te mrekullueshem tek Vllaznia ne ate periudhe te arte te futbollit shkodran ishin…P.Ndoja, Capaliku, S,Dani, Plumbini, Rakiqi, H.Puka, Vaso, Lekaj, R.Canga, M.Dedja, Zhega, Bizi, I.Hoxha, C.Ndoja, Basha, Duraj, Kocobashi, etj etj…dhe trajner …i mrekullueshmi Xhod Shaqiri…

Zan Rragami me Kombetaren e Shqiperise…

Do ta veshe per here te pare fanellen kuq e zi ne 2 maj te 1965 ne Gjeneve kunder Zvicres 0-1…dhe me pas prej 1965-73 do te jete nje nder pikat me te forta te kombetares sone e pjese e pa diskutueshme e formacionit te saj ne 20 ndeshje luajtur per te…kunder Gjermanise, Jugosllavise, Polonise, Turqise, Finlandes, Rumanise, RDGJ etj ..

Ka shenuar nje gol te vetem per kombetaren shqiptare dhe kjo ka ndodhur ne fitoren tone 1-0 kunder Finlandes ne Tirane ne ndeshjen per eliminatoret e kampionatit boteror …ne 10 tetor 1973 kur Rragami realizon me penallti ne te 25’….

Rragami eshte pjese e dy ndeshjeve te medha te futbollit shqiptar kunder RFGJ ne 1967 [0-0]….dhe ne 1971 [0-1]…

Dhe Shqiperia ne ate kohe kishte nje treshe marramendese Mjeshtrash futbolli ne mesfushe … A.Mema, R.Rragami e S.Bizi treshe klas dhe e denje per te luajtur me cdo kombetare te europes…

Per here te fundit fanellen kuq e zi e vesh kunder gjermano-lindoreve ne Tirane ne nentor te 1973 ne ate humbje te rende tonen 1-4…

Gjithmone ka pasur besimin absolut te trajnereve Alla, Shuke, Konci e Borici…sikurse ne Shkoder ku Xhod Shaqiri i fuste duart ne zjarr per te….

Plot 14 vjet kariere si futbollist ku luan permbi 320 ndeshje…shenon reth 41 gola …ka 8 ndeshje ne kupat e europes dhe 12 te ttilla ne kupat ballkanike e 20 me ekipin kombetar…si dhe mjaft te tjera miqesore ne ate periudhe me skuadra ballkanike por edhe me ato kineze etj…

Numri i tij i preferuan ne fanelle ishte e mbeti 5 si tek Vllaznia po ashtu edhe tek Kombetarja…

Futbolli i luajtur prej Zan Rragamit ishte Art …ashtu sikurse ai vete mbeti nje Kapiten i madh i kesaj loje magjike !

Zan Rragami si Trajner…

Ne 1981 se bashku me Shyqyri Rrelin do te shallet kampion i ballkanit me ate skuader te mrekullueshme te Shpresave te Shqiperise e cila s’kish nguruar hic fare ti fuste edhe nja 7 gola Rumanise …e ti mundte fqinjet e saj fare lehtesisht me loje e me rrezultat…brenda e jashte fushes se vet…

Ne edicionin 82/83 do te shpallet Kampion me Vllaznine… duke i dhene nje tjeter sadisfaksion te madh qytetit te tij tejet futbolldashes…Shkodres…

Eshte nder te paret qe se bashku me koleget e vet Neptun Bajko e Agron Sula do te kryeje kursin e famshem nderkombetar te UEFA per trajnere te kualifikuar e profesioniste ne Koverciano te Italise…

Kulmin e tij si trajner Zani e ka ne 1983 kur ne nje grup me Gjermanine, Austrine e Turqine arrin kater fitore e dy barazime [ dy here 1-1 me gjermanet ]dhe e kualifikon se bashku me ndihmesin e tij P.Ikonomi … Shpresen e Shqiperise ne 8 skuadrat me te mira te Europes…!

Per kontributin e tij te jashtezakonshem si lojtar e si trajner nder vite Zan Rragami mban nje sere titujsh e vleresimesh te larta njerezore qytetaro-sportive si Qytetar nderi i Shkodres…Krenaria e Qytetit te Shkodres…Mjeshter i merituar sporti…Nderi dhe Legjende e futbollit shqiptar…Mjeshter i madh i punes etj etj…

Dhe i ka meritua te gjitha fale punes se tij te pa lodhur dhe sukseseve te tija te medha per vite me radhe ndaj dhe me te drejte kurdohere ka gezuar e gezon respektin e mirenjohjen e madhe e te vecante te bashkeqytetareve te tij te cilet ende edhe sot e kane Idhull Zan Rragamin por njeheresh gezon ashtu sikurse dje ne fushe e ne pankine respektin e admirimin e te gjithe sportdashesve shqiptare brenda e jashte Shqiperise…

Respekte e te perqafoj me mall nga larg e te uroj tana t’mirat miku jem i cmuar Zan Rragami !

Ne foto …Rragami e A.Mema ne nje dyluftim ajror ne nje nga ndeshjet e tyre te medha kunder RFGJ ne Tirane…

A.R.DOSTI

Shpërndaje