Pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim duket sikur i ka dhënë “zemër” Partisë Demokratike lidhur me situatën në selinë blu pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar.
Ajo para gazetarëve tha se ky është një moment i vështirë për PD-në, por shpreson që PD të dalë më e fortë dhe më e bashkuar që të rikthehet sërish dhe të fitojë zgjedhjet.
Yuri Kim: Demokracia përcaktohet nga të pasurit të një partie të fortë opozitare. E dimë se ky është një moment i vështirë për PD, por shpresojmë që të dalë më e fortë dhe më e bashkuar që të rikthehet sërish dhe të fitojë zgjedhjet. Nga perspektiva e SHBA-ve ne jemi seriozë për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmerisë dhe do ta luftojnë pavarësisht partive dhe rangjeve.