Yuri Kim: E dua Shkodrën dhe shumë vende të tjera në këtë tokë të bukur të shqiponjave…

Shpërndaje

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, fundjavën që shkoi e kaloi në qytetin e Shkodrës.Diplomatja u pa në një restorant, teksa nën tingujt e muzikës shkodrane, këndonte e konsumonte darkë.Pas lajmeve të publikuara në rrjet, ambasadorja amerikane ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se i pëlqen këngët e vallet shqiptare.

Ajo thotë se e do shumë Shkodrën dhe shumë vende të tjera të Shqipërisë.“Më lejoni të konfirmoj ‘lajmin’: Unë me të vërtetë i dua këngët dhe kërcimet popullore shqiptare, më pëlqen të ndaj një raki apo kafe me miqtë kudo që shkoj, dhe e dua Shkodrën dhe shumë vende të tjera në këtë tokë të bukur të shqiponjave”, shkroi Kim në Twitter.

Shpërndaje