Xhevdet Amuli: nuk njohim zgjedhjet e rithemelimit…

Shpërndaje

Zgjedhjet që po bën në çdo degë grupi i rithemelimit të PD janë shqetësuese për pjesën tjetër, atë që quhet ende PD-ja zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj si i komanduar.

Alibeaj pak ditë më parë zhvilloi një takim me degën e kryesisë së PD në Shkodër. Kreu i kësaj dege Xhevdet Amuli shprehet se zgjedhjet e rithemelimit mbeten një shqetësim për demokratët.

PD Shkodër shprehet Amuli nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjeve që do zhvillojë rithemilimi për Shkodrën që pritet të jetë në fund të këtij muaji dhe se ai proces nuk do të njihet dhe do të kontestohet me gjitha mënyrat demokratike ndërsa nuk do të marrë pjesë as në Kuvendin e 30 prillit të rithemelimit.

Për Amulin fitorja e rithemelimit në zgjedhjet e 6 marsit në bashkinë Shkodër ku fitues u shpall Bardh Spahia nuk janë një tregues për gjithë Shqipërinë.

Problem për Amulin është fakti që në 5 bashkitë e tjera PD dhe rithemelimi bashkë kanë humbur duke marrë më pak vota se PS.

Grupimi i Berishës pritet që në fund të muajit prill të zhvillojë procesin e zgjedhjeve në Shkodër që demokratët edhe në Shkodër të vijojnë të jenë të ndarë në dy pjesë, të paktën derisa vendimi i gjykatës të marrë formë të prerë se kush do të duhet ta drejtojë PD-në.

Shpërndaje