Xhenis Çela: “Me projekte konkrete për Shkodrën dhe Shqipërinë 2030″…

Shpërndaje

Xhenis Çela vijon takimet intensive me qytetarët, duke ndarë vizionin dhe projektet konkrete të Partisë Socialiste për Shkodrën dhe Shqipërinë e 2030-ës. Në lagjen “Fahri Ramadani”, së bashku me Kejsi Spahija dhe Edmond Ndou, ajo prezantoi programin e ri që synon zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin europian të vendit.

Postimi i kandidates Çela:

Ne flasim me projekte konkrete dhe një vizion të qartë për Shkodrën dhe Shqipërinë 2030. Me banorët e lagjes “Fahri Ramadani”, ku bashkë me kolegen Kejsi Spahija dhe Kryetarin e Këshillit të Qarkut Shkodër Edmond Ndou, ndamë vizionin dhe programin e PS për Shkodrën. Mbështetja e banorëve për Partinë Socialiste🌹 është garancia e vazhdimësisë pas 11 Majit të projektit tonë për Shqipërinë Europiane🇦🇱🇪🇺

Shpërndaje