Tryeza me operatorë dhe sipërmarrës turistik.
Det, lumenj, liqen, male, alpe, kala, histori mijëra vjeçare. Cili qytet përveç Shkodrës? Jemi Shkodra! Këtë luks që na e ka falur natyra, kemi kohë që e shfrytëzojmë për keq. Jemi qyteti me potencialin më të madh turistik dhe nuk duhet ta harrojmë.
Këtë diskutuam me sipërmarrësit dhe operatorët. Ekonomia e Shkodrës mund të lulëzojë sikur të investohej më shumë për turizmin. Sikur të kishte një bashkëpunim më të mirë mes nesh. Sikur mendimi i tyre të konsiderohej jo vetëm në një ditë dhe t’i mundësohen lehtësirat e nevojshme.
Unë nuk premtoj të pamundurën, por brenda pak kohësh, bashkë do ta kthejmë Shkodrën në destinacionin numër 1 të turistave në Shqipëri.