Xhemal Bushati takim me organizatat jofitimprurëse…

Shpërndaje

Me organizatat jofitimprurëse, e zhvilloi takimin e radhës kandidati i partisë demokratike për bashkinë Shkoder. Një nga shqetësimet më të mëdha që ata ndanë me Bushatin në këtë bashkëbisedim, ishin dyert e mbyllura që në këto 6 vite kanë gjetur në bashkinë Shkoder. Duke kërkuar që kjo situatë pas 6 Marsit të marrë zgjidhje, ata shprehen gatishmërinë e tyre për të qënë partner në ndërtimin e planit strategjik për qytetin.
Pasi i dëgjoi dhe mori në konsideratë shqetësimet e tyre, kandidati Bushati garantoi se bashkia Shkoder nën drejtimin e tij nuk do të vendos barriera me askend, por përkundrazi këto kontributor do të jenë partnerët kryesor në zhvillimin e Shkodres.
Transparenca dhe një bashki e hapur me të gjithë, janë modeli i punës që premton pas 6 marsit kandidati i PD Xhemal Bushati.

Shpërndaje