Xhemal Bushati me bashkëshorten Albana, ndajnë momente me intelektualë dhe qytetarë t’Shkodres…

Shpërndaje

Bashkë me Albanën ndamë momente me shumë intelektualë dhe qytetarë t’Shkodres. Albanën, kam një jetë që e kam përkrah. Në t’mirë dhe t’keq. Po kështu, Shkodra ka qytetarët e saj të heshtun. Nuk e kanë lanë kurrë vetëm. Sot e mot. Heronj t’saj.

Këtë mesazh mora edhe sot nga zonjat dhe zotërinjt e nderum. Folën kaq bukur, gjuhën që shkodrani din me fol gjithmonë. Atë të bashkimit. Të njerzillekut. Gjuha e ndasisë nuk asht gjuhë e jona. As e jemja, e shkodranve kurrësesi. Shkodra nuk asht vetëm, këtë ma tregune edhe sot.

#BASHKË #XhemalBushati #PartiaDemokratike

Shpërndaje