Xhaferi: Vllaznia i qëndron objektivit për titullin kampion/ Presidenti i kuqebluve, pret kthesën në pjesën e dytë të sezonit 2022-2023

Shpërndaje

Pjesa e parë e sezonit futbollistik 2022-2023 e gjen Vllazninë e kategorisë Superiore në vendin e katërt të renditjes me 22 pikë, 7 më pak se Partizani kryesues, 3 nga Tirana e vendit të dytë dhe 2 nga Egnatia e vendit të tretë.

Megjithatë, gjatë vitit 2022, kuqeblutë ishin fitues të Kupës së Shqipërisë duke marrë pjesë edhe në Kupat e Europës. Në prononcimin e dhënë në fund të vitit për mediat, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi bën një panoramë të përgjithjshme të ecurisë së skuadrës që financon.Duke folur konkretisht për paraqitjen e Vllaznisë për pjesën e parë të sezonit 2020-2023, Xhaferi nuk është i kënaqur me rezultatet e skuadrës.

Në vijim, Xhaferi flet edhe për merkaton, për ardhjet dhe largimet.Njëshi i klubit kuqeblu, beson shumë që kthesa e Vllaznisë do të vijë në pjesën e dytë të sezonit, ndërkohë që deklaron se objektivi mbetet i njëjtë, titulli kampion.

Në mbyllje, Presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, përcjellë urimin për ndërrimin e viteve.Sa i përket skuadrës kuqeblu, sot është zhvilluar seanca e fundit e vitit 2022, për tu rikthyer në proçesin nstërvitor me datë 2 janar 2023.

Shpërndaje