Xhaferi: Ne mundohemi të luajmë sa më pastër dhe sa më drejtë dhe mundohemi t’i pranojmë të tre rezultatet, por mënyra si e humbëm ndeshjen me Egnatian, lë për të dëshiruar.
Shpresoj të kemi një ringritje dhe motivim dhe Vllaznia të vazhdojë drejtë objektivave.
Është shumë herët për të folur për titull.
Vllaznia është gjithnjë pretendente, duke parë emrin që ka.
Çdo ndeshje të merret me shumë seriozitet. Nuk i mungon asgjë skuadrës. Jemi munduar të plotësojmë gjithçka.