Proçesi i privatizimit vijon te mbaje “peng” ekipin e Vllaznise. Per kete ka folur diten e sotme edhe sponsori Alban Xhaferi.
Ai i ka dale ne mbrojtje Bashkise, duke thene se “çdo moment qe vonohet ky proçes, jo per faj te bashkise, eshte nje dem i madh per ekipin.”
“Me 31 mars eshte afati i fundit per plotesimin e kushteve per Kupat e Europes. Klubi ka trasheguar nje borxh te jashtezakonshem. Prandaj, duhet te kryhet sa me shpejte proçesi qe te kalohet ne nje marreveshje me tatimet dhe te arrihet kriteri i liçensimit. Une angazhohem per ta ndihmuar proçesin.” – theksoi Xhaferi.
VIDEO E PLOTE: