Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i bëri thirrje të gjitha banorëve që i kanë banesat e dëmtuara të mos qëndrojnë deri në momentin që do të bëhet vlerësimi.
Në një dalje për mediat, ajo tha se vlerësimet po bëhen nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj. Ajo garantoi se askush nuk do të mbetet pa shtëpi.
Xhaçka tha se është ngritur kuzhina fushore në Thumanë dhe po montohet një tjetër në Bubq për përgatitjen e 10 mijë racioneve gjatë 7 ditëve.
Olta Xhaçka: Nëse shtëpia juaj është e dëmtuar, mos bëni vetë ekspertin, mos rrezikoni veten e familjen. Largohuni! Largohuni për në strukturat akomoduese, sic janë qindra shtretër në hotelet më të mira në Durrës, Tiranë, Lezh, Shëngjin apo Berata po për tek të afërm tuaj nëse dëshironi, por largohuni deri në verifikimi e situatës nga ekspertët sepse situata në banesat me strukturë të dëmtuar është sot po aq e rrezikshme sa ditën e goditjes së madhe sizmike. Sot ka nisur vlerësimi i rrezikshmërisë së banesave nga ekspertë shqiptar e të huaj.
Qytetarët duhet ta dinë, që pavarësisht përmasave të tragjedisë, sot jemi në një situatë ku jemi në gjendje të ofrojmë strehim dhe ushqim, veshmbathje e kujdes e mbështetje, për çdo familje e qytetar të prekur.
Ekipet tona janë të pranishëm në të gjithë zonat e prekura nga Durrësi e Thumana e deri në Laç e Lezhë. Më konkretisht, po asistohen banorët në kampingjet e ngritura në: Thumanë, Fushë Krujë, Bubq, Ishëm, Marikaj, Vorë, Kurbin, Lac, Rrogozhine, Kamëz, Durrës dhe Tiranë.
Në total, sipas vlerësimeve paraprake në terren janë mbi 4 mijë banorë që sot e kanë të pamundur të rikthehen në banesat e tyre. Ky numër, me shumë gjasa do të ndryshojë në orët në vijim. E para, sepse një pjesë e madhe e këtyre familjeve janë qytetarë banesat e të cilëve nuk janë dëmtuar rëndë, por që si pasojë e ankthit e frikës kanë zgjedhur të kalojnë natën jashtë dhe që së shpejti me stabilizimin e situatës do të rikthehen në banesat e tyre.
E dyta, sepse me gjasë shumë banorë që ende sot i nënvlerësojnë dëmtimet e banesave të tyre, pas verifikimit nga ekipet tona, do të pranojnë të zhvendosen duke sjellë sërish një ndryshim të këtij bilanci. Unë dua t’i garantoj të gjithë qytetarët që ne jemi gati dhe askush nuk do të mbetet në rrugë!
Është duke funksionuar kuzhina fushore në Thumanë e po montohet kuzhina fushore, falë kontributit të Dhomës së Tregtisë së Kosovës, në Bubq duke siguruar kështu mbi 10 mijë vaktë të ngrohta për 7 ditë të javës.
Jemi duke bërë gjithçka, për të garantuar çadrat e nevojshme për të përballuar reshjet dhe të ftohtin e dimrit, vecanërisht pëe familjet në zonat rurale, të cilat nuk duan të shkëputin kontaktet bga bujqësia dhe blegtoria. Që prej orëve të para e deri më sot janë shpërndarrë 1 mijë cadra dhe të tjera do nisin të shpërndahen. Po komunikojmë me vendet partnere dhe Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit për të na asistuar me bazën e nevojshme materiale.
Por dua ta theksoj, që zgjidhja me çadra është një zgjidhje për në fazë emergjence! Nuk mund e nuk duhet të jetë një zgjidhje afatgjatë për 1001 arsye, ku më e rëndësishmja është cilësia e kushteve të jetesës dhe shëndeti i qytetarëve!
Prandaj, do të punojmë për t’i larguar banoret nga kampet me çadra e për t’i çuar ata në strehim më të sigurt, sic bëmë që ditën e parë me të dëmtuarit nga tërmeti në Durrës.
E di që situata psikologjike e shumë familjeve është sot mjaft e rënduar. E mirëkuptoj dhe me shpirt e me zemër i gjendem sot afër çdo familje që ka humbur shtëpinë, që është sot e tronditur e nuk di se çfarë do të bëjë nesër për të rifilluar jetën. Por sot më shumë se kurrë na duhet mirëkuptimi dhe bashkëpunimi juaj.
E kuptoj që çdokush nga ju do sot, tani, një shtëpi. Por kjo është e pamundur të bëhet sot, brenda ditës. Rikuperimi do të kërkojë kohën e tij sepse dëmet janë masive, nga Durrësi në Thumanë, në Laç në Shijak në Bubq apo Tiranë.
Janë me dhjetra pallate e qindra e banesa të shkatërruara, me dhjetëra e qindra të tjera që presin të identifikohen. Prandaj duhet durim, bashkëpunim dhe besim.
Ne jemi në këmbë. Po bëjmë çdo gjë dhe do të bëjmë çdo gjë që këtë situatë ta tejkalojmë, sëbashku!