WhatsApp së fundmi me një tjetër risi për të gjithë përdoruesit

Shpërndaje

Mark Zuckerbergut së fundmi për të gjithë përdoruesit e rrjetit social ka sjellë aplikacionin më të ri WhatsApp Payments.

Informacionet bëjnë me dije se aplikacioni do të shërbejë për dërgimin e parave nëpërmjet chat-it të Whatsapp-it, ku sipas kompanisë do të jetë më lehtë dhe i shpejtë sesa dërgimi i një fotografie.

Aplikacioni u testua në një milion përdorues indianë në vitin 2018 dhe do të nisë në disa vende në gjashtë muajt e ardhshëm.

Zuckenberg tha se “rreth 2,9 miliardë njerëz përdorin Facebook, Instagram, WhatsApp ose Messenger çdo muaj dhe se 2,3 miliardë persona përdorin të paktën një nga këto shërbime çdo ditë. Krahas këtyre numrave ka mbi 140 milionë biznese të vogla që përdorin shërbimet tona për t’u rritur”.

Shpërndaje