WhatsApp po ju shkatërron telefonin? Ja zgjidhja

Shpërndaje

Përdoruesit e celularëve Android janë ankuar se përditësimet e fundit të WhatsApp po i shkatërrojnë baterinë e telefonit.

Ata thonë se 50% e baterisë bie brenda pak orëve, ndonëse nuk kanë përdorim aktiv. Megjithatë, ka një zgjidhje për këtë.

Disa përdorues sugjerojnë që kushdo që e përdor WhatsApp edhe për punë, të zgjedhë që të përdorë metodën për kompjuter “WhatsApp Web” pasio ruan baterinë.

Të tjerë sugjerojnë që para se të flejnë, të bëjnë një pastrim të telefonit (clear cache), ndonëse për disa mund të jetë e bezdisshme.

Shpërndaje