Vullnetarë shqiptarë ushqejnë turqit e pas-tërmetit në Elazig…

Shpërndaje

Edhe pse Presidenti Erdogan shpalli panevojën e ndihmës nga jashtë në rastin e tërmetit të fundit në Turqi, atë të në Elazig, një grup shqiptarësh e kanë parë të udhës të tregojnë mirënjohje duke udhëtuar drejt vendit të fatkeqësisë e kontribuuar në ndihmë të banorë të atyshëm.

Kanë qenë aktivistë të fondacionit “Mirësia” në Tiranë, të cilët në bashkëpunim me shoqatën IHH në Turqi, kanë ofruar ndihmë për të prekurit nga tërmeti.

Ata kanë shërbyer sidomos duke ndarë ushqimin për banorët e çadrave.

E gjitha ka patur si motiv vetëm mirënjohjen, atë ndaj gadishmërisë për ndihmë dhe kontributit turk për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Shpërndaje