Vuçiç: Është thjesht marrëveshje verbale, nuk e njohim Kosovën

Shpërndaje

Pas marrëveshjes për heqjen e të gjitha dokumenteve të hyrjes dhe daljes për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë kur kalojnë kufirin, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka qenë i qartë se kjo nuk duhet të interpretohet si njohje dhe lëshoi një tjetër kër.cënim të fshehtë ndaj Prishtinës.

Me marrëveshjen e arritur të shtunën, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse, dalëse për personat që mbajnë dokumente identifikimi të Kosovës dhe kjo e fundit u pajtua që të mos i zbatojë ato për qytetarët nga Serbia.

Kjo praktikisht nënkupton se Kosova do të braktisë planet e saj të reciprocitetit që do të hynin në fuqi më 1 shtator.

Shumë e panë këtë si njohje de facto të Kosovës si një shtet sovran, gjë të cilën Beogradi e ka refuzuar që nga përfundimi i luftës së përgjakshme atje dhe shpallja e pavarësisë së Prishtinës në vitin 2008.

Arritja e një marrëveshjeje për dokumentet është një gjë e mirë, por është një marrëveshje verbale, tha Vuçiç.

Ai iu përgjigj edhe deklaratës së Albin Kurtit se është i përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë me Serbinë, por paralajmëroi vendosjen e reciprocitetit të plotë nëse nuk arrihet një marrëveshje e tillë.

Kjo do të thotë se ai dëshiron konflikte dhe probleme të vazhdueshme. Ata kanë një marrëveshje për lirinë e lëvizjes. Por situata me targat KS është më e komplikuar. Unë dhe Serbia do të luftojmë për mbrojtjen e njerëzve tanë, tha Vuçiç.

Gazetari investigativ dhe analisti maqedonas Xhemajl Rexha postoi në Twitter një njoftim në serbisht dhe anglisht, në të cilin pretendonte se shfaqej një fletëpalosje nga Beogradi që i udhëzonte njerëzit të mos e interpretojnë marrëveshjen si formë njohjeje.

Vlerësohet se 10 000 targa me akronime të qyteteve të Kosovës si PZ, KM, PR, UR e të ngjashme,  qarkullojnë në veriun e banuar me shumicë serbe.

Qeveria ka thënë se qytetarët do të kenë afat prej dy muajsh për t’i riregjistruar makinat në targa RKS Republika e Kosovës.

Serbia ka propozuar që serbët në veri të pajisen me targa KS, që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës, por Kurti e ka hedhur poshtë këtë propozim.

Shpërndaje