Vriten 33 ushtarë turq në Siri, NATO thërret mbledhje urgjente

Shpërndaje

Të paktën 33 ushtarë turq janë vrarë në Siri, pas një sulmi të regjimit sirian, raporton media turke Anadolu. Ndërkohë, shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur, të cilët raportohet se nuk janë në rrezik për jetën. Ngjarja ndodhi në veriperendim te Sirise, ku regjimi sirian sulmoi nga ajri. Guvernatori i provincës jugore turke Hatay, Rahmi Dogan, u shpreh se numri i të vdekurve u rrit pasi disa nga ushtarët nuk i mbijetuan plagëve të marra.

“Katër pjesëtarë të Forcave të Armatosura Turke nuk arritën të shpëtojnë përkundër të gjitha intervenimeve pas sulmit ajror të forcave të regjimit të Asadit”, tha Doğan. Në shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia ranë dakord ta shndërrojnë Idlibin në një zonë deeskalimi në të cilën aktet e agresionit janë të ndaluara. Megjithatë, më shumë se 1.300 civilë janë vrarë nga sulmet e regjimit dhe forcave ruse, pasi armëpushimi ka vazhduar të shkelet. Më shumë se 1,7 milion sirianë janë zhvendosur afër kufirit turk si pasojë e sulmeve intensive. Që nga shpërthimi i luftës së përgjakshme civile në Siri në vitin 2011, Turqia ka pranuar rreth 3,7 milionë sirianë që ikën nga vendi i tyre, duke e bërë atë vendin me më shumë refugjatë në botë.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, me kërkesë të Turqisë, ka deklaruar se do të ketë një takim urgjent pas vrasjes së 33 trupave turke në Siri.

Shpërndaje