Vrau motrën, Gjykata e Shkores jep masen e arrestit për shtetasin Fabian Vuka…

“Arrest me burg” ka dhënë gjykata e shkallës së parë në Shkodër për shtetasin Fabian Vuka i cili është i dyshuar si autor i vrasjes së motrës së tij Diana Vuka, ngjarje që mendohet se ka ndodhur mbrëmjen e 4 qershorit të këtij viti. Në sallën e gjyqit 55 vjeçari nuk ka pranuar që të thotë asnjë fjalë dhe nuk ka dhënë asnjë sqarim duke zgjedhur heshtjen totale.

Sipas burimeve në sallën e gjyqit Fabian Vuka ka qenë në kushtet e depresionit ndërsa në vend të rrëfimit për krimin e rëndë që dyshohet se ka kryer ka zgjedhur heshtjen duke lënë që të flasë në një moment të dytë. Prokuroria e Shkodrës përmes prokurorit Ermir Lelçaj kërkoi “arrest me burg” për të dyshuarin ndërsa avokati mbrojtës i caktuar kryesisht nga gjykata Bruno Pepa pasi 55 vjeçari nuk kishte marrë një avokat ia la në dorë gjykatës

masën e sigurisë si dhe vleftësimin si të ligjshëm ose jo të arrestimit. Në fund të seancës për masën e sigurisë gjyqtarja Irida Kacerja vendosi “arrest me burg” për Fabian Vukën si dhe cilësoi si të ligjshëm arrestimin e tij. Ndërkohë edhe në policinë vendore të Shkodrës gjatë marrjes në pyetje 55 vjeçari nuk e ka pranuar ngjarjen e rëndë ku dyshohet si autor i vrasjes së motrës së tij duke thënë se:

“Unë nuk dua të jap asnjë lloj shpjegimi pa praninë e avokatit dhe shpjegimet do i jap në gjykatë”.

Pavarësisht kësaj deklaratë në seancën për masën e sigurisë në shkallën e parë Fabian Vuka sërish zgjodhi heshtjen duke mos dhënë asnjë sqarim dhe duke mos pranuar ende autorsinë e këtij krimi të rëndë. Sipas procesverbalit që ka policia dhe prokuroria Fabian Vuka dyshohet se mbrëmjen e 4 qershorit ka qëlluar me 4 plumba motrën e tij Diana Vuka brenda në banesë.

Për dy ditë e ka lënë viktimën brenda në shtëpi derisa një mike e viktimës është shqetësuar duke qenë se 58 vjeçarja nuk përgjigjej në telefon dhe ka njoftuar policinë të cilët kanë gjetur trupin e pajetë. Policia ka sekuestruar katër gëzhojat bashkë me predhat e qëlluara në trupin e viktimës.

Fabian Vuka dyshohet se ka qenë në gjendja të alkoolizuar kur ka kryer krimin pasi policia ka gjetur brenda banesës 6 shishe birre 1.5 kg të boshatisura. Viktima Diana Vuka jetonte në Gjermani dhe kishte ardhur një javë para se të ndodhte vrasja për pushime por i vëllai e qëlloi për vdekje pas një debati ku 55 vjeçari i kërkoi para.