Arrest me burg për 15 vjeçarin K. Kolbuçaj i dyshuar për plagosjen e rëndë me pasojë vdekjen të bashkëmoshatarit të tij E. Gjoni.
I mituri Kolbuçaj është vlerësuar nga psikologu se ishte në gjendje shoku psikologjik ndaj edhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë gjatë seancës për masën e sigurisë.
Prokurori Ndriçim Halilaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” që gjyqtari Albert Keraj e pranoi ndërsa avokati mbrojtës Anton Kosteri kërkoi interesim më të lartë në shërbim të të miturit që lidhet me vlerësimin psikologjik dhe gjendjen e tij.