Gjykata e shkallës se parë në Shkodër ka dënuar me 10 vite burgim Mark Kodrën 47 vjeç i cili me 29 Maj të këtij viti qëlloi për vdekje bashkfshatarin Emiliano Ndou 25 vjeç.Gjykata vendosi 15 vite burg për të por dukë qënë se ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dënimi u ul në 10 vite burg.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhaj. Fillimisht Ndou dhe Kodra janë përfshirë në një debat verbal, dhe në këtë moment, 47-vjeçari ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar për vdekje të riun.