Vrasja plot mister e efektivit të FNSH Shkodër Xhuliano Prela, dosja kalon për gjykim! Ja kush janë autorët e dyshuar

Shpërndaje

Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku janë dy personat e vënë nën akuzë për vrasjen e efektivit të forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës Xhuliano Prela, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2020 në superstraden Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush.

Pas rikthimit për plotësim hetimesh disa muaj më parë, prokuroria ka reflektuar dhe dosja penale e hetuar nga Erjon Shehaj ka kaluar për gjykim themeli në Gjykatën e Lezhës.

Redion Hysa do të përballet në gjykatë me akuzat, “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armeve shpërthyese dhe i municionit” “Kanosje” si dhe “Prishje se rendit dhe qetësisë publike”, pasi në këtë dosje është bashkuar edhe procedimi i ngjarjes së datës 28 dhjetor të vitit 2020 ku u qëllua me breshëri automatiku karburanti dhe trajleri i markës “Man” që ishte në pronësi të një subjekti privat në Lezhë. Ndërsa për Nikoll Shernikun, është ngritur akuza “Perkrahje e autorit te krimit”.

Shpërndaje