Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 22 vite burg Lek Vuksanin autorin e vrasjës së Petrit Vuksanit ngjarja e ndodhur më 2 maj të një viti më parë.
Para togave të zeza prokuroria paraqiti provat që e implikojnë 34 vjecarin në krimin e ndodhur në rrugën Tom Kola.
Gjatë një hetimi afro 1 vjecar prokuroria thotë se Pëtrit Vuksani i cili ishte emigrant në Angli ia ka lënë banesën e tij një të afermi kundrejt një pagesë muajore.
Pak javë para se të ndodhte krimi mes Petrit dhe Lekës ka pasur një debat përshkak se ky i funidt nuk kishte paguar detyrimet dhe po ashtu faturat e dritave dhe te ujit.
Në të tilla kushte thotë akuza Petriti është kthyer nga Anglia ku i ka kërkuar Lekës për të liruar banesën.
Pas një debate të gjatë Leka është larguar nga shtëpia e ndërsa është kthyer sërisht disa orë më vonë duke u përballur sërisht më Petritin.
Gjatë konfliktit Lek Vuksani ka marrë një amrë zjarri kallashnikov duke hapur zajrr mbi të afermin e tij dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Pasi ka kryer krimin autori është larguar së bashku me armën zjarrit është larguar duke u futur brenda një banesë për t’iu fshehur policisë.
Pas verifikimeve policia zbuloi vendodhjën duke kryer arrestimin.
Pavarësisht se avokati i tij mbrotjës në senacën për masën e sigurisë ka kërkuar vlersim psikologjik një gje e tillë është refuzuar nga gjykata.