Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Edmond Papa në Selitë, Albano Velo rezulton të jetë kunati i 27-vjeçarit që u ekzekutua me tritol në Sauk, Aleksandër Sadikaj. Velo është martuar me motrën e Sadikajt, si dhe është djali i një efektivi policie në Komisariatin nr 4.
Një pistë në lidhje me arsyet e vrasjës së Papës është për hakmarrje, pasi biznesmeni mund të ketë dhënë urdhërin për eleminimin e Sadikat. Ndërkohë që një tjetër pistë që po hetohet është në lidhje me prishjen e pazareve të drogës.
Sadikaj u vra në Tiranë më 11 qershor. Ai po udhënte me makinë në momentin që shpërtheu tritoli që i kishin vendosur poshtë sediljes së tij. Sadikaj arriti të dilte me këmbë të këputura nga mjeti dhe u dërgua në spital nga kalimtarë rastësorë, ku dhe ndërroi jetë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën problematike të të riut. Sadikaj ishte skeduar në Shqipëri për vjedhje, grabitje, plagosje e vrasje.