Vrasja në fshatin Hot i ri/ Flet babai i djemve, Gjergj Mhilli : kërkoj zbatimin e ligjit dhe respektimin e tij, djali im Paolo mbahet pa drejtësisht në burg…

Gjergj Mhilli shprehet se ai edhe sot nuk e di si ka ndodhur ngjarja dhe konflikti mes të rinjëve, pasi familja Mhilli dhe familja Fierza janë të afërm me njëri tjetrin dhe se kanë edhe lidhje gjaku.
Shpërndaje

Me 21 shtator të këtij viti në fshatin Hot I Ri të Shkodres vritet me armë zjarri Valter Fierza, për këtë ngjarje si autor dhe bashkëpunëtor do akuzhen vëllezërit Klodian, Paolo dhe Luciano Mhilli, si dhe kushërijt e tyre Aleksandër Mhilli dhe Enton Dushaj. Një ditë pas ngjarjes është dorëzuar në polici Paolo Mhilli, I cili sipas babait të tij Gjergj Mhilli po mbahet padrejtësisht në burg, pasi ky I fundit natën e ngjarjes ka qenë në shtëpi dhe gjatë gjithë ditës ka qenë me të fejuaren e tij.

Nga ana tjetër Gjergj Mhilli shprehet se ai edhe sot nuk e di si ka ndodhur ngjarja dhe konflikti mes të rinjëve, pasi familja Mhilli dhe familja Fierza janë të afërm me njëri tjetrin dhe se kanë edhe lidhje gjaku.

Nga ana tjetër mësohet se ndaj Paolo Mhilli fillimisht është caktuar masa e sigurisë arrest me burg me afat deri me 30 tetor të këtij viti, ndërsa sipas mbrojtjes nuk është rrespektuar procedura, dhe ndryshimi I masës së sigurisë është bërë në dhomen e këshillimit, pa njoftim, duke ju hequr kështu edhe e drejta e ankimimit të vendimit. Në komunikim me avokatin Blerim Bazhdari me anë të mesazheve citohet:

“Paolo eshte ndaluar ne dt.22 shtator 2023 ora 18.30. Pas 3 ditesh eshte dhene vendimi i dates 25 shtator 2023 nga gjyqkarja Arta Llazari e cila ka vendosur mase sigurimi me afat deri ne dt.30 shtator 2023 ora 10.30, si dhe te drejten e ankimit brenda 5 diteve nga njoftimi i vendimit te arsyetuar. Me dt 30 shtator 2023 rreth ores 9 te mengjezit(sapo mberrita ne zyre) me vjen nga nepunesi gjyqesor njoftimi i vendimit te arsyetuar te dt.25 shtator, pra 1 ore e gjysem para se te mbaronte afati i paraburgimit per Paolo. Ne oren 10.30 nuk behet fare seance. Sipas ligjit ne oren 11.11 depozitoj ne Kryesekretari kerkese per shuarje mase sigurimi per Paolon dhe lirimin e tij. Asnje pergjigje nga gjyqtarja. Ne oren 12.15 te dates 30 shtator, gjyqtarja ne fjale vendos ne DHOME KËSHILLIMI(a thua se Paolo ishte ne kerkim) te caktoje masen arrest ne burg pa afat. Shpresojme qe kete vendim sekret te mos te na e njoftoje pas nja 2 apo me shume muajsh, sepse keshtu praktikisht e lë Paolon pa te drejte ankimi(si ne kohen e monizmit). Te gjitha sa te shkruajta, i kam te dokumentuara.”.

Shpërndaje