Vrasja e Jurgen (Dukës) Mezinit, zbardhet dëshmia e shokut të tij: Hymë në market dhe…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja që ka ndodhur pas mesnate në Tiranë, ku mbeti viktimë shtetasi Jurgen (Duka) Mezini. 29-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur, dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranës.

Shoku i Jurgen Dukës ka rrëfyer paraprakisht në orët e vona të mbrlmjes së kaluar kanë hyrë në një market ku janë përplasur me një të panjohur, pretendon O.D.

Jurgen Duka (Mezini), dyshohet në gjendje të dehur, ka filluar një konflikt me të panjohurin i cili ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar 29-vjeçarin.

Duka, mbeti i plagosur dhe u dërgus në spitalin e Traumës, por që nuk arriti tju mbijetonte plagëve.

Nga verifikimet e kryera nga policia, rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal kryesisht në fushën e drogës.

Njoftimi i policisë: Me datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.

Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes.

Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje.

Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.