Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka/ Zheji: Kambanë e madhe alarmi, opozita të thërriste një interpelancë. Nazarko: Jemi në një regjim, pas 8 vitesh qeverisje kriminaliteti rritet

Shpërndaje

Shkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë të hënën, ku u ekzekutua shumë pranë shtëpisë ish-kryetari i Komunës së Velipojës dhe ish-deputeti Pashko Ujka.

Ky atentat, ishte temë diskutimi në studion e emisionit “Pikat mbi I”. Për të diskutuar rreth kësaj çështjeje, në studio ishin të ftuar dy analistët, Artur Zheji dhe Mentor Nazarko.

Për Zhejin, krime të tilla që ndodhin në qendrat e qyteteve janë tipike mafioze dhe një kërcënim i madh për sigurinë e qytetarëve. Po ashtu, ai tha se duhet të ketë një reagim të madh nga opozita, e të mos aneksohen duke u marrë me problemet e tyre të brendshme. Nga ana tjetër, analisti Mentor Nazarko, tha se kur një qeveri qëndron prej tre mandatesh në pushtet, ka të ngjarë që kriminaliteti të rritet.

Zheji: Ajo zonë ka pasur shkëmbime kallashnikovi pafund, nëse mbani mend verën. Çështja nuk është te vrasja në vetvete. Viktima duket që nuk e priste ekzekutimin. Nuk kishte armiq të deklaruar. Zoti Nano u rrëfye shumë politik, ndryshe nga çfarë pritej prej tij. Pritej një analizë ku jemi dhe çfarë do të bëjmë. Kemi një qeverisje që e ka marrë letshëm, e ka marrë qeverisjen me 1 mijë kompromise dhe nuk ka opozitë. Ky është momenti më degradues që një qeveri nuk vetëkorrigjohet, duhet të korrigjohet nga jashtë nga opozita.

Nazarko: Nuk shoh ndonjë lidhje shkasore. Historia ka treguar që tranzicioni i pushteteve e shton këtë konflitkualitetin mes bandave rivale. Qëndrimi prej një kohe të gjatë të partive në pushtet në pozita kyce pushteti, që kontrollojnë para, qëndrimi i gjatë nënkupton edhe stabilitetin e bandave kriminale. Dihet se kush është banda më e fortë. Mbarimi i këtij dominimi, nënkupton që bandat rivale do të fitojnë dominimin e territorit. Kjo nuk duket vrasje mes grupeve rivale. Nuk e shoh këtë lidhje.

Zheji: Presioni që ushtron opozita, e bën më të mobilizuar instrumentet qeverisës dhe ato policor. Institucionet duhet të merren me parandalimin e krimit. Krimi e ndjen veten të pa ndëshkueshëm. Një kriminel nëse vret e di që do të dënohet rëndë nëse kapet, por nëse vret dhe ikën në drejtim të paditur e di që nuk kapen më.
Nazarko: Për shkak të qëndrimit të një kohe të gjatë të një qeverie në pushtet mund të ketë shtim të kriminalizimit. Territoret e komunave, bashkive janë të vogla. Qarkullimi i njerëzve iu vendos ata në lidhje interesash me grupet kriminale. Nuk shoh se si opozita ndikon në këtë shtim të kriminalizimit.

Zheji: Një opozitë që nuk do të merrej me debatin Basha-Berisha, do të thërrisnin një interpelancë për një vrasje në mes të qytetit. Nëse ka një vrasje në mes të Romës, Milanos, është më ndryshe se sa vrasjet e bëra në periferi. Vrasja e ish-deputetit është ekslelente. I gjithë shteti duhet të ishte në këmbë. Kjo është e rëndë, është sfidë për qeverinë.

Nazarko: Vrasja është bërë në errësirë. Rasti i Astirit, është më ndryshe. Ajo është një lloj xhungle urbane. Për shkak të këtij fakti, në autostradë shkakton mbulim mediatik të madh. Por ka pasur vrasje edhe më të mëdha, që janë kryer në qendër të Tiranës, në kohën që opozita ka qenë e fuqishme. Doktor Berisha që mbahet si denoncuesit e krimit dhe politikës e ka bërë rolin e vet. Ato akuza që bën ai do të duhet t’i bënte opozita në një foltore.

Zheji: Vrasja është bërë në arteriet kryesore të Tiranës. Ajo është qendër. Është unaza më e madhe. Vrasja është spektakloare nga ana e mafiozitetit të vet. Është vrarë me breshëri armë automatike, blindshpuese. Debatet kundër krimit të organizuar janë të një niveli të lartë. Opozita organizon manifestime. Viktima është një arsye, një argument. Mënyra ku ndodh krimi kërkon prezencën e shtetit. Por këtu s’ka opozitë. Këtu është problemi.

Nazarko: Astiri është një zonë ku një bandë të fshihet kollaj. Është si ato lagjet braziliane. Mendoj që në përcaktimin e kursit të një ngjarje, ndikojnë shumë faktorë. Kriminaliteti në fushën e lojërave të fatit p.sh, ky është faktor përcaktues. Kjo bën që krimi të mos pyesë se ku do e eliminojë kundërshtarin e vet. Krimet që kanë provokuar ndjeshmëri të madhe kanë pasur reagim të menjëhershëm. Nuk mund të nxjerr përfundimin me këto tre raste që ka një shkrim të kriminalitetit në Shqipëri. Një nga faktorët është dobësimi i opozitës. Historia ka treguar që ne jemi në kushtet e një regjimi, edhe pse kemi përpjekje për ta korrigjuar këtë. Jemi në kushtet ku një parti për herë të parë është tre mandate, kjo sjell kriminalizim.

(BalkanWeb)

Shpërndaje