Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për shtetasin grek Eftimio Eftimiu.
Eftimio Eftimiu është i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur në janar të 2018.
Si organizator i grupit u akuzua dhe u dënua në mungesë Aurel Hoxhallari, i dënuar po përjetë nga GJKKO, në Maj 2023. Mes të dënuarve ishte edhe Elton Halipaj, me 33 vite burgim.
Ethimious Efthimiou akuzohet si vrasës me pagesë dhe ekzekutori i Devi Kasmit i porositur nga një grup tjetër për prishje të pazareve të drogës.