VRASJA E ARBEN LLESHIT/ Momenti kur Mjacaj del nga qelia me armën e krimit, oficerët e shoqëronin…

Shpërndaje

Inside Story, ka siguruar imazhet ekskluzive të fiksuara nga kamerat e sigurisë në burg, që tregojnë gjithë itinerarin autorit të krimit.
Saktësisht, në orën 13:47 e 7 sekonda, Mjacaj shfaqet në korridorin e godinës B, Sektorin numër 2, kati i dytë. Janë momentet ku ai sapo ka dalë nga qelia e tij me numër 9. Në sfond janë edhe 3 punonjës policie. Njëri prej tyre, është shoqëruesi që e përcjell nga qelia në zonën e ajrimit, siç parashikohet në rregullat e sigurisë.

VIDEO
Kamera e fikson për të paktën 16 sekonda në korridor para se të dalë jashtë kur ora shënon 13:47 e 23 sekonda. Siç konstatohet nga imazhet, ai dallohet teksa shkon drejt derës me duar në xhepa. Nga analizimi i pamjes, dallohet kontraktimi i tij sikur ruhet për të fshehur diçka në xhepa. Por, kjo me sa duket nuk u ka bërë përshtypje punonjësve të policisë që si rregull, do të duhej ta kontrollonin.

“Skema sigurisë e ka qartë, çdo i burgosur që lëviz jashtë sektorit tij, janë të ndarë, kalon proces kontrolli të detyrueshëm ,qoftë ajrosje, takim me familjar apo aktivitete brenda regjimit, futboll apo aktivitete tjera, në hyrje apo dalje kontrolli i të burgosurve është i detyrueshëm”– u shpreh Faik Basha, ish-drejtor i burgut të Peqinit

“Sigurisht dhe neve, cdo prokuror apo gjyqtar, avokat kontrollohet me mënyrë të imtësishme, fizkisht dhe pajisje elektronike për këtë arsye duket absurde dhe e cuditshme se si futet arma nëse funksionojnë kontrollet”– u shpreh ish-prokurori, Eugen Beçi

Policët që e shoqëronin autorin e krimit për të dalë në ajrim ishin Indrit Dubali dhe Ilir Balla. Hapja e zgarës së hekurit për të dalë është bërë nga polici në shërbim në atë vend Fatos Pire.
Ilir Balla dëshmia: “Të burgosurit para se të qëndrojnë në ajrim, dalin nga dhomat e tyre dhe nga kollona e sektorit der në ambjentet e ajrimit shoqërohen nga punonjësit e ajrimit, të cilët cdo turn janë dy punonjës dhe sot në këtë turn isha unë së bashku me Indrit Dubalin”

Ky është një tjetër imazh në orën 13:51 e 30 sekonda kur korridori është bosh dhe Mjacaj ka dalë në ambjentet e jashtme të ajrimit pranë godinës B.

Shpërndaje