Vrasësi i grave Dan Hutra del në gjyq, kërcënon gazetarët: Do vijë edhe momenti juaj, mos u mërzisni…

Shpërndaje

Autori i vrasjes së tre grave në Tiranë, Dan Hutra, ka dalë i tensionuar para togave të zeza këtë të enjte. Ai madje nuk ka kursyer as kërcënimet ndaj gazetarëve të cilët i ka akuzuar për lajme të rreme.

“Do zbërthehen të gjitha, çfarë keni thënë, gënjeshtra e të vërteta, do të zbërthehen të gjitha. Do të vijë edhe momenti juaj, mos u mërzisni”, tha ai.

Seanca ndaj tij u shty për shkak të mungesës së një anëtareje të trupit gjykues. Vrasja e parë ndodhi në orën 12:30 të mesditës në Kodër Kamëz, ku Hutra mësyhu në banesën e ish-gruas së tij.

Ai vrau në oborrin e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, motrën e kësaj të fundit, Mevlute Hysa, 30 vjeç dhe të fejuarën e vëllait të saj, Hasime Dafku, si dhe plagosi ish-vjehrrën. Ndërsa krimi i dytë ndodhi në Kamzë, ku objektiv ishte familja e Vladimir Kurtit, një armik që kishte krijuar në burg, ndërsa vrau motrën e këtij të fundit, Etleva Kurtin, 31 vjeç.

Dan Hutra prej 4 marsit 2023 është në masë arresti me burg për vrasjen e 3 grave, dhe plagosjen e 3 të tjerave gjatë të njëjtës ditë në Tiranë e vetëm brenda pak orëve. Të parën vrasje e kreu në 2007-ën, kur ishte vetëm 25 vjeç i mori jetën me thikë gruas së tij të parë.

Shpërndaje