Voltana Ademi thotë se do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj, derisa të jepet një vendim nga Gjykata Kushtetuese. Në një intervistë për “RTV Ora”, duke bërë një bilanc të vitit që lamë pas, ajo vë në dukje shumë problematika. Ndërsa mbetet e palëkundur se do të vazhdojë bashkëpunimin e Këshillit Bashkiak, i cili përbëhet nga të majtët. “Nëse i referohem, personit vetes dhe familjes, një gjë e them me siguri. Unë nuk do të doja dhe nuk e kisha menduar që do të isha në një pozicion të tillë, apo të kaloja një proces të tillë, apo një histori të tillë”, është shprehur Voltana Ademi.
Ademi është e vetmja kryebashkiake demokrate, që pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Ajo ka hyrë në vitin e 5-të mandatit të saj. Po kështu, ajo nënvizon ndër të tjera se opozita do të vazhdojë me protesta.
“Komunikoj në mënyrë institucionale me të gjitha institucionet. E kam detyrë dhe përgjegjësi për ta bërë këtë. Sjelljet e tjera që janë jashtë institucioneve nuk më përkojnë. Prandaj opozita do të vazhdojë, ne do të vazhdojmë, kur them opozita është i gjithë populli. Nuk është zgjidhje ikja nga Shqipëria. Shpesh na shkon në mëndje, por është e pamundur dhe ne do të na duhet të kthehemi prapë një ditë në këtë vend”.