Në një kohë kur është një nga kompanitë me çmimet më ab.uzive, dhe më shumë të deno.ncuara nga qytetarët për shërbime shumë të shtrenjta në raport me tregun, Vodafone Albania po mendon largimin e saj nga tregu shqiptar, ndërsa vihet në pikëpyetje se çfarë do të ndodhë me përdoruresit e saj.
Lidhur me mungesën e kontrollit ndaj kësaj kompanie dhe problemet me menaxhimin e saj, pak muaj më parë u shkarkua dhe drejtori i AKEP Ilir Zela, i cili më herët ka qenë në Kuvendin e Shqipërisë si përfaqësues i socialistëve.
Edhe pse nuk u tha asnjëherë zyrtarisht, shkarkimi i tij duket se lidhet pikërisht me aktivitetin e Vodafone Albania, që pas fitimeve marramendëse, në një treg kryesisht informal si ky i yni, vendos që të mos ofrojë më shërbim në Shqipëri.
Vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare të vetë AKEP, Vodafone ka njohur një rënie të numri të përdoruesve të saj, që duket se lidhet pikërisht me shërbimet me kosto shumë të lartë që ajo ofron.