Vllaznia Volej Meshkuj kualifikohet në gjysëmfinale/ Kuqeblutë eleminuan Skënderbeun, dhe presin ballafaqimin me Partizanin…

Shpërndaje

Vllaznia në volejboll për meshkuj është kualifikuar në fazën gjysëmfinale të Kampionatit Kombëtar të volejbollit për meshkuj. Fazë në të cilën u ndesh me ekipin korçar Skënderbeu, të cilin e mundi në transfertë 0-3 si dhe në ndeshjen e kthimit në Shkodër 3-1.

Pas ndeshjes të luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, trajneri Artan Kalaja, u shpreh i kënaqur me kualifikimin duke përmbushur kështu objektivin e përfshirjes në katër skuadrat më të mira të kampionatit.Shorti e vë Vllazninë në gjysëmfinale përballë Partizanit, skuadrën më në formë të kampionatit, por Kalaja premton se skuadra e tij do të bëjë më të mirën në fushën e lojës.

Ndeshja e parë, Partizani-Vllaznia në volej meshkuj do të luhet në Tiranë, por data nuk është përcaktuar akoma nga Federata Shqiptare e Volejbollit.

Shpërndaje