Vllaznia Volej Femra kualifikohet në gjysëmfinale/ Emocionet e volejbollistes Sarah Beci dhe presidentit, Florian Zekja…

Shpërndaje

Vllaznia në volejboll për femra ka arritur objektivin e saj duke u kualifikuar në gjysëmfinalen e Superligës së volejbollit shqiptar, faza Play-Off. Një gjë të tillë e ka siguruar duke realizuar dy fitore në fushën e saj, ndërkohë që ka humbur një në kryeqytet.

Fitorja e dytë e realizuar mbrëmjen e djeshme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” me rezultatin 3-1 ka qënë shumë emocionuese për publikun e shumtë që e ndoqi ndeshjen nga afër, por edhe për vetë skuadrën kuqeblu. Emocione të cilat, pas ndeshjes i shprehin volejbollistja Sarah Beci dhe presidenti i volejbollit shkodran të femrave, Florian Zekja.

Pas këtij kualikimi emocionues, Vllaznia e volejbollit femra, do të ketë përballë një kundërshtar të fortë si Partizani, ku ndeshja e parë do të luhet në kryeqytet.

Shpërndaje