Vllaznia- Valur luhet në “Loro Boriçi”/ Dy ish- kapitenët, Shtubina dhe Belisha: Kuqblutë kualifikohen!…

Shpërndaje

Edhe pse nga pala islandeze ka pasur pretendime për moszhvillimin e ndeshjes së kthimit në stadiumin “Loro Boriçi” me pretekstin e rrezikimit të jetes së tyre, institucioni i UEFA-s ka vendosur që kjo ndeshje do të luhet mbrëmjen e së enjtes në këtë stadium.

Ndërkohë, në aspektin sportiv, pas barazimit të ndeshjes së parë 2-2, dy ish kapitenët e Vllaznisë, Ndriçim Shtubina dhe Amarildo Belisha janë optimist për kualifikimin e kuqebluve.

Në pritje të sfidës të së enjtes, Vllaznia ka në dispozicion edhe seancën e fundit stërvitore të ditës së mërkurë, ku tekniku Brdariç do të vendosë edhe formacionin  anti-Valur.

Shpërndaje